MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 19

Vllaznia kalon me sukses Korabin në Peshkopi

02.03.2019 - 17:10

Ka startuar faza e tretë e Kategorisë së Parë, ku luhet në dy fronte, për skuadrat që do të ngjiten në Superiore dhe ato që do të bien nga kategoria.

Sot janë zhvilluar 4 takime. Në sfidën e “Play-Off”-it, Vllaznia kryesuese mposhti Korabin në transfertë me rezultatin 0-1. Goli i Zeqajt i dhuroi fitoren skuadrës së Hasan Likës.

Ndërkohë në 2 sfidat e tjera të vlefshme për fazën “Play-Out”, të Grupit A triumfuan ekipet vendase.

GRUPI A

PLAY-OFF:

Korabi-Vllaznia 0-1

Zeqaj 50′

Besëlidhja-Erzeni (nesër)

PLAY-OUT:

Iliria-Veleçiku 3-1

Xhabrahimi 32′ 66′, Doçi 61′ / Ujkaj 82′ (p)

Burreli-Shënkolli 2-1

Ajazi 8′ , Hyseni 37′ / Kulli 76′ 

Për sa i përket “derbit” të Grupit B mes Apolonisë dhe Tomorit, është mbyllur me rrjeta të paprekura, teksa skuadrat janë ndarë në “paqe”.

GRUPI B

PLAY-OUT:

Apolonia-Tomori 0-0