MENU
klinika

Detajet

Vlorë/ Zjarri “gllabëron” kodrat e Peshkëpisë

30.03.2019 - 16:17

Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Peshkëpi në Vlorë. Zjarri ka rënë në disa kodra me ullinj.

Flakët po favorizohen edhe nga era e fortë. Ditët e fundit, disa zona të vendit janë përfshirë nga flakët.

Zyrtarët e pyjeve raportojnë se në të shumtën e rasteve, zjarrvënia është e qëllimshme.