MENU
klinika

Detajet nga policia

Vrasja e dy vëllezërve/ Larje hesapesh

31.03.2019 - 09:58

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dy vëllezërve Bilali, ditën e djeshme në vendin e quajtur “Zooteknika”në lagjen “Guerrile” në Shkodër.

Një prej viktimave Astrit Bilali në momentin kur është qëlluar me arme nga autorët ai ka nxjerrë një pistoletë që e mbante me vete. Pasi është plagosur fillimisht Astrit Bilali ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë por e ka pasur të pamundur që të shënjestrojë autorët pasi ai ishte plagosur por ka shtënë në mënyre instiktive.

Nga ana tjetër policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar të paktën 30 persona për ngjarjen e një dite më parë. Janë marrë ne pyetje por asnjë prej dëshmive nuk është e vlefshme për të çuar tek zbulimi i autorëve.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që ishte në Shkodër ka kërkuar me ngulm që policia të zbulojë këtë vrasje të dyfishtë në takimin për 4 orë me radhë si dhe lidhjen me ngjarjet e kaluara kriminale të ndodhura në Shkodër.

Vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, konkretisht 59 dhe 61 vjeç u ekzekutuan mëngjesin e djeshëm  rreth orës 09:45 në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”. Autorët që dyshohet se lëviznin me një “Benz”, dy persona të maskuar, kanë qëlluar me breshëri mbi dy vëllezërit, shumë pranë banesës së këtyre të fundit.

Besohet se viktimat kanë qenë duke shkuar tek motra e tyre që jetonte shumë pranë tyre. Në ato momente dy personat janë afruar me mjetin tip “Benz” dhe i kanë qëlluar me breshëri automatiku për t’u larguar më pas me shpejtësi. Pista kryesore ku po heton policia ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Shkodër.

Automjet i përdorur nga autorët është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë një prej viktimave, Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, ish-kampioni i boksit që u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër dhe që dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit ku u vra Ferracaku hipur mbi kalë. Nuk dihet nëse vrasja e të atit dhe xhaxhait të tij ka lidhje me Asmerin që tashmë qëndron pas hekurave si pjesë e grupit “Bajri”.

Ngjarja u cilësua nga Lleshaj si ‘larje hesapesh’ për shkak të disa ngjarjeve në të kaluarën duke kujtuar këtu edhe arrestimin e djalit të një prej viktimave Asmer Bilalin gjatë operacionit “Oaz” si pjesë e grupit Bajri.

Vetë 30-vjeçari Asmer Bilali, ish-kampion boksi ka i cili ndodhet në burg ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas vrasjes së babait Astritit dhe xhaxhait të tij Brahimit. Asmer Bilali ka postuar disa lajme të ndryshme te portaleve duke shkruar “lamtumirë kampionë” për babain dhe xhaxhain e tij të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit me kuaj.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit