Dalin detaje të reja për vrasjen e djeshme me armë zjarri të 62-vjeçarit tek Liqeni Artificial.
Sipas burimeve, motiv i vrasjes dyshohet se ka qenë një borxh i pashlyer që viktima Haxhi Bacinovski i kishte autorit të dyshuar.Borxhi ishte një shume parash e konsiderueshme dhe 62-vjeçari nuk i ishte përmbajtur fjalës së dhënë për ta shlyer, gjë që kishte sjellë konflikte të vazhdueshme me autorin, duke çuar deri në vrasje.
Policia ka identifikuar autorët nga djali i viktimës i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje dhe ka parë vrasësin, që ishte i shoqëruar dhe nga një person tjetër. Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për dy persona nga Fieri me incialet I.S. dhe I.B.
Haxhi Baxhinovski ishte një ndër ish-të përndjekurit politikë, i dënuar dy herë në regjimin komunist.