MENU
klinika

Zbardhet dinamika

Vrasja e Jurgen Kurtit/ Si e ndoqën autorët viktimën

28.03.2019 - 17:15

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e Jurgen Kurtit në Tiranë, ndërsa kanë qenë kamerat e sigurisë dhe disa mesazhe telefonike ato që kanë zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes si dhe lëvizjet e tre të dyshuarve si bashkëpunëtorë të autorit të vrasjes, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Klodian Bames.

Mësohet se makina e përdorur në natën e krimit, tip Benz E-Class, ngjyrë gri është fokusuar nga kamerat për herë të parë rreth orës 20:00, ku hynë kundravajtje në vendin ku dy orë më vonë u vra Jurgen Kurti. Rreth atij vendi, automjeti bën tre xhiro, dhe më pas del tek posta nr8, në drejtim të rrugës “Sulejman Delvina”. Mjeti rezulton në pronësi të Klodian Bane (Buxhuku). Katër orë përpara vrasjes, Elsi Levendi ka marrë me porosi një mesazh që të mbante në vëzhgim Jurgen Kurtin.

Mesazhi i parë: Kalo pak tek lagjia mbrapa postës dhe shiko Jurgen Kurtin. Më thuaj nëse e sheh këtë person. Ndërkohë që Elsi Levendi i përgjigjet me mesazh duke i thënë që nuk e njihte personin në fjalë.

Më pas i vjen mesazhi i dytë: Vetëm rri aty, nëse e shikon më njofto.

Në momentin që Jurgen Kurti ka dalë nga palestra, Levendi shkruan mesazhin: Doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është ai. Është një djalë i gjatë i bëshëm.

Këto mesazhe janë zbuluar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ishte duke pritur Levendi. Pak minuta pasi dëgjohet se doli personi që dyshohej se ishte Kurti, ndodh edhe vrasja. Një kamer sigurie ka fiksuar momentin e vrasjes u shfaqet një person që del nga Benzi dhe merr diçka në dorë që në pamje të parë duket si armë zjarri dhe bën veprim si të qitjes me armë.

Në këtë mënyrë, u ra në gjurmët e personave të dyshuar, tre prej të cilëve gjykata caktoi “masën e arrestit me burg”.

Më pas automjeti largohet nga vendngjarja duke lëvizur drejt ish-lokal “Shushicës”, dhe më vonë konstatohet tek kopshti zoologjik. Personi tjetër që prite në lokal, pra Elsi Levendi, sipas Panorama, merr taksi dhe ndalon tek diga e liqenit. Pak minuta më vonë kamerat e kanë fokusuar kur ai shfaqet në afërsi të liqenit të Thatë duke zbritur nga taksia ku takohet me shtetasin Klodian Bame që kishte mbërritur me automjetin tip “Benz” dhe hipën në makinë me të. Menjëherë më pas aty shfaqet edhe shtetasi Olsi Qalliaj, i cili kishte mbërritur aty me një automjet tip “Audi”.

Në momentin që këta persona bëhen bashkë, njëri shkëputet me një qese dhe shkon drejt liqenit të thatë, ndërsa dy të tjerët lëvizin drejt pallateve që janë në krah të liqenit. Rreth 25 minuta më vonë, një kamer i fokuson sërish të tre së bashku. Njëri prej tyre largohet me automjetin tip Audi, ndërsa personi tjetër shkon dhe merr qesen dhe i treti largohet në shtëpi.

Këta tre persona janë fokusuar sërish të nesërmen nga një kamera sigurie duke lëvizur me automjetin tip “Benz” që u përdor natën e krimit.