MENU
klinika

"Skandal, vrasësit kërkojini në..."

Vrasja e Kurtit/ Shpallet në kërkim djali i Agim Arapit, shpërthen e ëma

20.03.2019 - 11:36

Vetëm dy ditë pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit në derë të shtëpisë, policia ka bërë hapin e radhës.

Djali i të ndjerit Agim Arapi është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit Kurti.

Bëhet fjalë për Dervis Arapin, i cili tashmë është në kërkim nga policia.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar menjëherë Vjollca Arapi bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapi.

Ajo është shprehur e revoltuar se djali i saj nuk ka lidhje me këtë vrasje dhe e ka cilësuar si skandal këtë vendim.

Ky është një skandal, policia të kërkojë në tjetër vend për vrasësit e Jurgenit. Neve dhe fisi jonë nuk kemi lidhje fare me këtë ngjarje të fundit”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që në prill të 2017 Agim Arapi u rrah për vdekje në picerinë e tij në Durrës.

I akuzuar për vrasjen e tij ishte edhe Jurgen Kurti, i cili më pas doli i pafajshëm.

Policia njoftoi aso kohe që Kurti u rrah për vdekje nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti.

Por më pas Kurti u përjashtua nga autorësia e krimit dhe u la i lirë.