Ervin Mata një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen në ish-Bllok, të ndodhur 5 muaj më parë është vetëdorëzuar në polici. Ervin Mata njihej edhe si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, por pas ngjarjes ata duket se janë ndarë.
Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në ish-Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.
Siç është bërë e ditur, Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Pak para se të ndodhte ngjarja, në lokal ka qënë edhe e dashura e Matës, këngëtarja Elvana Gjata, por pas hetimeve policia tha se ajo s’kishte lidhje me krimin.