Në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve që tronditi Shkodrën sot, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.
Përmes një postimi në Facebook, Spahia i kërkon logari ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Statusi i plotë:
KU JE FSHEHUR SANDER LLESHAJ?
E shtuna nis me dy te vrare ne Shkoder! Pasiguri ne qytet edhe diten per diell! Sot policia angazhohet me urdher politik, per ndaluar e terrorizuar familjet e protestuesve, qe kane trembur keq kryeministrin, e nuk arrin te beje detyren kryesore: sigurine e jetes se qytetarit!
Sander Lleshaj nese ke kaq merak friken e kryeministrit, behu bodyguard i tij, por edhe per ate pak kohe qe do jesh ne postin e ministrit te brendshem, siguria e qytetareve duhet te jete prioriteti! Edhe si statistika keto raste jane te frikshme per qytetaret! Eshte koha te shporreni!#SiguriPerQytetaret