MENU
klinika

Motivet e vizitës

Vrasja e vëllezërve/ Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë

30.03.2019 - 20:04

Pas atentatit të sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë dy vëllezër, ministri Sandër Lleshaj ka njoftuar nga qyteti verior se është shkarkuar drejtori i Policisë atje, Vehbi Bushati dhe në vend të tij është vendosur Niko Brahimaj.

Ai tha se ishte sot në Shkodër për këtë arsye, por edhe për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy vëllezërit Bilali, ngjarje kjo e ndodhur paraditen e sotme.

Kreu i Ministrisë së Brendshme pohoi se qytetarët në Shkodër nuk kanë pse të kenë frikë, pasi Policia po bën të pamundurën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.

lleshaj-konica.al
lleshaj-konica.al

“Për t’i dhënë një impuls te ri kemi vënë ne policinë e Shkodrës Niko Brahimaj ne vend te Vehbi Bushatit. Erdha ne Shkodër për ketë arsye por edhe për ngjarjen e rende te ndodhur. Është vrasje për larje hesapesh ne Shkodër. Forcat e policisë po bëjnë maksimumin për ta zbardhur ngjarjen.

Qytetarët nuk kane perse te mos ndjehen te sigurte. Ne jemi ne proces hetimi për ketë ngjarje por edhe ngjarje te tjera. Shpresoj qe sa me shpejt te kemi rezultate”, tha mes tjerash ministri.