MENU
klinika

Këshilla

Vuani nga artriti! Stop! Hiqni dorë nga këto vese!

20.03.2019 - 17:45

Artriti prek miliona njerëz në të gjithë botën, veçanërisht të moshuarit. Ashtu si në çdo gjendje tjetër mjekësore, mjekimet e marra dhe ndryshimet e jetesës janë të rëndësishme për të lehtësuar shenjat dhe simptomat e kësaj gjendjeje mjekësore.

Për të gjithë ju që vuani nga artriti duhet me patjetër të informoheni mbi këto tre zakone që e përkeqësojnë atë.

Pirja e duhanit
Pirja e duhanit duhet të shmanget me çdo kusht nëse doni të jeni të shëndetshëm dhe të parandaloni përkeqësimin e artritit. Kur pini duhan, nikotina shpeshherë eliminon efektet e ilaçeve që po merrni. Shumica e barnave për artritin përmbajnë një substancë të njohur si metotreksat. Kur pini shumë duhan, kjo substancë e veçantë humbet efektivitetin e saj. Sipas një studimi të publikuar në Analet e Sëmundjeve Reumatike, pirja e duhanit është një nga arsyet pse gjendja përkeqësohet tek të sëmurët me artrit.

Të bësh një jetë sedentare (të qëndrosh për shumë kohë ulur)

Një mënyrë jetese jo e shëndetshme nuk është kurrë e mirë. Kur ju mungon aktiviteti fizik ose nëse qëndroni të ulur gjatë gjithë ditën, nuk po bëni një jetë të shëndetshme. Kur qëndroni gjatë ulur, sistemi juaj imunitar dobësohet. Kjo e bën trupin tuaj më të prirur për të zhvilluar pothuajse çdo sëmundje, nga lloje të caktuara të kancerit në diabet. Për njerëzit që tashmë vuajnë nga artriti, nuk është mirë të uleni për periudha të zgjatura. Duhet të dini se ka ushtrime dhe aktivitete specifike për pacientët e artritit. Konsultohuni me mjekun tuaj për to.

Pirja e alkoolit
Mjekët paralajmërojnë personat që vuajnë nga artriti të kenë shumë kujdes me alkoolin. Nëse po merrni medikamente për të minimizuar ënjtjen dhe dhimbjen e shkaktuar nga artriti, alkooli do të ngadalësojë përparimin. Përveç kësaj, konsumi i alkoolit në sasi të tepërta mund të pakësojë densitetin e kockave tuaja. Me një dendësi më të ulët të kockave, sëmundja e artritit do u ‘pushtojë.’