MENU
klinika

Thirrja e Brukselit dhe Washingtonit

Vuçiç: S’ka marrëveshje bazuar në modelin e dy Gjermanive

27.03.2019 - 13:30

Për Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, mundësitë për marrëveshje me Kosovën janë shumë më të vogla sesa kanë qenë. Ai bëri me dije se Prishtina nuk do ta vazhdojë dialogun derisa të përfundojë mandati i administratës aktuale evropiane, zgjedhjet për të cilën janë parashikuar të mbahen më 17 maj.

Pa një marrëveshje me Beogradin, Prishtina nuk mund të bëjë asnjëherë asgjë“, tha presidenti serb.

Ai mohoi se ekziston një plan prej 17 pikësh për ndryshimin e kufijve me Kosovën. Presidenti serb tha gjithashtu se askush nuk dëshiron një marrëveshje bazuar në modelin e dy Gjermanive.

Shqiptarët  nuk duan të dëgjojnë për këtë, ata dyshojnë se Rusia do ta pranonte këtë në OKB, edhe nëse ne e pranojmë atë“, tha Vuçiç.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë për shkak të vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës. Brukseli dhe Uashingtoni po bëjnë thirrje që palët të ndalin veprimet që dëmtojnë procesin negociator dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve.