MENU
klinika

NBA

Warriors “likuidojnë” edhe Indiana Pacers

22.03.2019 - 11:42

Golden State Warriors vazhdon të dhurojë spektakël në NBA, teksa mposhti sërish Indiana Pacers, me rezultatin e thellë 112-89.

Miqtë mundën të qëndronin në lojë vetëm në periodën e parë, që u mbyll në baraspeshë 19-19, më pas sfida nuk pati më histori: Warriors morën epërsinë për ta mbyllur takimin pa shumë sforco me 23 pikë diferencë.

DeMarcus Cousins me 19 pikë e 11 “rebound” dhe Klay Thompson me 18 pikë rezultuan më të mirët mbi parket për kampionët në fuqi të NBA.

Fitore e vështirë për Denver Nuggets në fushën e Washington Wizards me rezultatin 108-113. Skuadra e nga Colorado e mbylli me një epërsi pres 8 pikësh pjesën e parë, por në periodën e tretë Wizards shkuan deri +10 pikë.

Gjithsesi, në periodën e fundit nisi shkëputja e Nuggets dhe me gjithë përpjekjet e Bradley Beal (25 pikë) e Thomas Bryant (22 pikë) vendësit nuk arritën ta shmangnin humbjen. Spikati loja në grup e Denverit, teksa 8 futbollistë miq arritën numër dyshifror pikësh.

Detroit Piston fituan 98-118 në parketin e Phoenix Suns, ku zhvilluan një pjesë të dytë fantastike falë lojës efikase Wayne Ellington (23 pikë) dhe Blake Griffin (17 pikë), pa harruar “double-double” e Andre Drummond, që e mbylli takimin me 16 pikë dhe 19 “Rebound”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN