MENU
klinika

Vizita

Xhaçka në Kroaci: Do rrisim bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes

12.03.2019 - 18:46

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Zagreb, që përkon me 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Në takimin mes ministrit të Mbrojtjes kroat Krstičević dhe ministres Xhaçka, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në vite, si dhe u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Dy ministrat ndanë të njëjtin mendim se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ka kontribuar më tej në qëndrueshmërinë e rajonit.

Ministri Krstičević u shpreh i lumtur për nënshkrimim memorandumit dhe shprehu mirënjohje për vendin tonë që, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kroacisë për një stërvitje të përbashkët në kuadër të 10-vjetorit të Anëtarësimit në NATO.

“Jam i kënaqur që nënshkruam sot një memorandum mirëkuptimi në fushën e Mbrojtjes, i cili do të ofrojë stimul shtesë dhe do ët sigurojë një bazë të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë. Falenderoj Shqipërinë, e cila konfirmoi pjesëmarrjen në stërvitjen ndërkombëtare ushtarake “Immediate Response 19″, organizuar nga Kroacia me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO” , u shpreh ministri kroat.

Nga ana e saj ministrja Xhaçka kërkoi nga Kroacia të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për të siguruar integrim të plotë, të të gjithë Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Më tej, ministrja Xhaçka vlerësoi rëndësinë e memorandumit, i cili nënshkruhet pas 16 vitesh dhe që i përshtatet sfidave të kohës.

“Mbas 16 vjetësh jam e bindur që ky Memorandum do të sjellë një hov të ri të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, sikundër jam e bindur që ky Memorandum i ri Mirëkuptimi, do të riorientojë edhe fokusin e ndërveprimit në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet vendeve tona, duke iu përshtatur sfidave të reja, nevojave specifike, angazhimit të përbashkët bilateral, por edhe bashkëpunimit rajonal dhe atë NATO.

Jemi të sigurt që nga tani e tutje, bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më cilësor, duke shërbyer si një element kyç në interes të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në zonën Euroatlantike” , tha ministrja Xhaçka.

Gjatë vizitës së saj në Kroaci, ministrja Xhaçka u takua edhe me kryetarin e Parlamentit Gordan Jandroković dhe zëvendëskryeministren, njëkohësisht ministre e Jashtme dhe Çështjeve Evropiane Marija Pejčinović Burić.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin