MENU
klinika

Ç'ndodh sot?

Zgjedhjet e qershorit/ Policia e Shtetit vihet në lëvizje

26.03.2019 - 08:31

Zgjedhjet e 30 qershorit po afrojnë dhe kjo ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit.

Ditën e sotme ka nisur trajnimi i punonjësve të policisë.

Mësohet se trajnimi nis sot në orën 09:00 në Akademinë e Sigurisë.

Në hapjen e procesit të trajnimit të punonjësve të policisë të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues do të marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.