MENU
klinika

Lajmërimi i Spahiut

Zhbllokohet buxheti i Bashkisë Skrapar

13.03.2019 - 15:47

Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, ka njoftuar ditën e sotme me anë të një postimi se buxheti tashmë është zhbllokuar.

Ai shkroi se situata e Buxhetit për vitin 2019 mori zgjidhje.

“Më lejoni të ndaj me ju, lajmin e mirë se situata e Buxhetit për vitin 2019 për Bashkinë tonë mori një zgjidhje.

Nesim-Spahiu-konica.al
Nesim-Spahiu-konica.al

Duam të falenderojmë edhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që më në fund, mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik të vitit paraardhës duke respektuar ligjin.

Mirënjohje dhe Falenderim ndaj çdo banori të Skraparit që na ka përkrahur e mirëkuptuar gjatë gjithë kësaj kohe,”-tha Spahiu.

Buxheti i bashkisë së Skraparit nuk u miratua në dhjetor për shkak të votës kundër nga këshilltarët e majtë, të cilët e rrëzuan me pretendimin se në këtë bashki ka më shumë punonjës krahasuar me numrin e banorëve.

Më 18 shkurt Bashkia Skrapar mbylli disa shërbime, si çerdhe, konviktin e nxënësve apo dhe Qendrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Shërbimin e Pastrimit dhe gjithë shërbimet për shkak të mungesës së lekëve.

"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!