MENU
klinika

Thyen Ligjin e Fizikës

Zhvillohet udhëtimi i parë në kohë me një kompjuter kuantik

25.03.2019 - 15:54

Një kompjuter kuantik ka mundësuar udhëtimin e parë pas në kohë, duke u kthyer në të shkuarën për një fraksion sekonde, duke shkelur kështu një prej ligjeve të fizikës, që e paraqet kohën si një shigjetë që mund të ecë vetëm nga e kaluar drejt të ardhmes dhe asnjëherë anasjelltas.

Ky studim i publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports” dhe i drejtuar nga Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë, ka treguar se në kompjutera kuantikë jashtëzakonisht të thjeshtë ky fenomen mund të ndodhë në 85% të rasteve.

Në fakt, shumë ligje të fizikës nuk bëjnë dallime mes të ardhmës dhe të shkuarës. Për shembull, ekuacioni që përshkruan dy bila bilardoje identike që përplasen dhe kthehen është e njëjta gjë edhe nëse shikohet kjo ngjarje e regjistruar në të kundërtën.

Ndërsa nëse kthejmë pas videon e bilave që shpërndahen në të gjitha drejtimet në fillim të lojës, duket qartësisht absudriteti i këtij fenomeni, falë të kuptuarin tonë intuitiv të ligjit të dytë të termodinamikës, sipas të cilit një sistem i izoluar, si ai i tavolinës së bilardos, zhvillohet në mënyrë të pakthyeshme nga një gjendje rendi në kaos.

Studiuesit e drejtuar nga Gordey Lesovik kanë arritur të thyjenë këtë parim, duke përdorur një kompjuter kuantik të përbërë nga shumë pak njësi bazike, që janë ekuivalente me bitët e kompjuterave tradicionale dhe që quhen kubit, transmeton Atsh.

Falë një prgorami special, kompjuteri e mbështolli shiritin e kohsë në një fraksion sekonde, duke u kthyer nga kaosi në rend. Në një kompjuter të përbër nga dy kubit genomeni ndodh në 85% të rasteve, ndërsa kur vemi në tre kubit shkojmë në 50%.

Sipas studiuesve kjo ndodh nga mospërsosmëria e kompjuterëve aktualë kuantikë.