Efekti Zidane është ndjerë menjëherë te Real Madrid, jo vetëm në fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Celta Vigo-s, por edhe me shumë ndryshime në ekip.
Kështu, në portë Zidane që në start ka preferuar Navas. Ndërsa formacionin titullar ka pasur vend edhe për Isco-n dhe Marcelo-n, të cilët në ndeshjet e fundit ishin lënë jashtë nga Solari.
Megjithatë, nuk ka qenë një fitore shumë e lehtë për Los Blancos. Takimi është zhbllokuar në fillimin e pjesës së dytë, por VAR ka parë një pozicion jashtë loje.
Për të ardhur në minutën e 62-të, kur pas një pasimi të bukur të Benzema, Isco shtyn topin në rrjetë. Vendësit marrin akoma më shumë zemër nga ky gol.
Dhe në minutën e 77-të është radha e Bale, që ka shënuar nga brenda zonës, pas asistit të Marcelos. Dy fitore radhazi për Real Madrid, që lë kështu pas krizën dhe do të përpiqet në kampionat të bëjë më të mirën në 10 ndeshjet e mbetura.