MENU
klinika

Digjen ullinj dhe shkurre

Zjarr i fuqishëm në Krujë, favorizohet nga era

28.03.2019 - 12:01

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë hektarë të tërë tokë në Krujë.

Sipas informacioneve zjarri ka rënë në fshatin Fushë Madhe, në vendin e quajtur Dane ku janë djegur deri tani mbi dy hektarë tokë të mbjella me ullinj e shkurre. Ndërkohë flakët e zjarrit favorizohen nga era.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën fillimisht disa shkurreve e ferrave dhe më pas të ndihmuara nga era flakët kanë përfshirë një zonë të madhe duke dalë jashtë kontrollit e duke përfshrë edhe hektarë me ullinj.

Ndërkohë banorë dhe zjarrfikës janë duke u përpjekur të shuajnë flakët gjë që është tepër e vështirë t’i ndal.