MENU
klinika

Arsyet e zjarrvënies

Zjarret masive në Mat/ Procedohen penalisht tre persona

30.03.2019 - 22:08

Dy adoleshentë dhe një i rritur dyshohet se janë autorët e zjarrvënies në zonën e Matit dhe të Bulqizës.

Policia në një njoftim sqaron se në Bulqizë e Burrel evidentohen dhe procedohen penalisht tre shtetas për zjarret në pyje.

“S.T, dhe A.S, 17 dhe 16 vjeç, banues në Burrel në zonën e Kongrazhdit, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, nga pakujdesia duke djegur ferra e mbeturina, zjarri ka dalë nga kontrolli si pasojë e erës së fortë duke përfshirë dhe djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Po ashtu shtetasi H.Z, 43 vjeç, banues në Bulqizë nga pakujdesia duke djegur mbeturinat në fund të kopshtit të tij, zjarri ka dalë nga kontrolli nga era duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të pyllit anës rrugës nacionale Fushë Bulqizë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, e Mat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”; “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët dhe sidomos për blektorët, që të tregojnë kujdes për mos shkaktuar zjarrvënie në pyje dhe kullota, si dhe të marrin masa të plota edhe në ato raste kur kryejnë pastrime me djegie në tokën e tyre buqësore apo në territorin e banesave të tyre.

Ditë më parë kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako kritikoi pushtetin vendor, i cili siç tha ai luan rolin vetëm të identifikimin të problemit dhe nuk merr pjesë në zgjidhjen e tij.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri