MENU
klinika

Shqipja jo më gjuhë e panjohur

Zvicra, vendi ku flitet shqip

04.03.2019 - 14:25

Gjuha frënge është bërë më e popullarizuara në 50 vitet e fundit, ndërkohë që gjithmonë e më pak zvicerianë flasin gjermanisht. Kjo dukuri lidhet drejtpërdrejt me migrimin. Mes gjuhëve që kanë “lindur” bashkë me lëvizjen e lirë, është edhe gjuha shqipe.

Pothuajse dy të tretat e njerëzve që jetojnë në Zvicër, flasin rregullisht më shumë se një gjuhë. Me katër gjuhë zyrtare kombëtare, Zvicra ka një peizazh të veçantë gjuhësor dhe shumë gjuhë jokombëtare që mund të dëgjohen edhe në jetën e përditshme, sipas ‘Swissinfo.ch’.

Sipas të dhënave aktuale nga Zyra e Statistikave Federale (FSO), pjesa më e madhe e popullsisë së përhershme flet gjuhën gjermane ose zviceriane me theks gjerman. Në mesin e gjuhëve jokombëtare, gjuha angleze dhe portugeze janë më të zakonshmet e më pastaj është edhe gjuha shqipe.

Për shkak të numrit të madh të të huajve, edhe gjuhët e huaja gjithnjë janë më të përhapura në Zvicër.

 

Gjuha angleze po bëhet gjithashtu një gjuhë e shquar në Zvicër. Në vitin 2010, 4.6% e popullsisë zvicerane kishte gjuhën angleze si gjuhë kryesore, krahasuar me 5.4% shtatë vjet më vonë. Kjo është gjithashtu për shkak të rritjes së emigracionit nga vendet anglishtfolëse, si Britania e Madhe dhe SHBA.

Në Zvicrën frankofone, emigrantët priren të përshtaten me gjuhën lokale. Për shembull, shumë njerëz që flasin spanjisht, portugalisht ose italisht emigrojnë në Zvicrën frankofone dhe janë të prirur të mësojnë më shpejt frëngjishten.

Të huajt, në përgjithësi integrohen më shpejt në Zvicrën frankofone, sesa në Zvicrën gjermanofolëse.

 

Trendet e emigracionit janë të ndryshme në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës. Për shembull, njerëzit që emigrojnë nga Kosova ose Turqia, kanë më shumë probleme duke folur gjermanisht në fillim krahasuar me spanjollët që mësojnë frëngjishten në Zvicrën frankofone.

 

Sipas statistikave zyrtare, 62.6 për qind flasin gjermanisht ose gjuhën zviceriane me theks gjerman, pastaj 22.9 për qind frëngjisht, 8.2 për qind italisht dhe 0.5 për qind flasin gjuhën rome.

Nga gjuhët e huaja, 5.4 për qind flasin anglisht, 3.7 për qind portugalisht, 3.2 për qind flasin shqip, serbisht ose kroatisht 2.5 për qind, spanjisht 2.4 për qind dhe 7.7 për e banorëve flasin gjuhë tjera.