07.03.2019 - 19:15
Ajo që është përfolur që në fillim të vitit, është bërë realitet sot. Leo Messi është grumbulluar me kombëtaren argjentinase për miqësoret e ardhshme që bardhekaltrit do të luajnë kundër Venezuelës dhe Marokut.
Numri 10-të i Barcelona-s nuk ka luajtur me përfaqësuesen që nga Kupa e Botës 2018-të. Më saktësisht, “Pleshti” do të kthehet të luajë me kombëtaren pas 250 ditësh.
Kjo është lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Scaloni:
Ndërkohë, jashtë liste ka mbetur Mauro Icardi. Në fakt, kjo ishte e pritshme, pasi sulmuesi argjentinas nuk luan prej gati 1 muaji me Interin dhe madje ai ka folur edhe për një dëmtim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rrëfimi i ish-ndihmësit të “Tata”-s
“E gjeta Messin që po qante si një fëmijë”
Maradona për Messin