MENU
klinika

Champions League

Zyrtare, UEFA hap hetim ndaj Ronaldos

18.03.2019 - 12:49

Ashtu si u paralajmërua dy ditë më parë, UEFA ka hapur hetim për veprimin e Cristiano Ronaldo-s në ndeshjen e kthimit mes Juventus dhe Atletico Madrid për Champions League.

Sulmuesi portugez imitoi veprimin e Diego Simeone, i cili u gjobit me 20 mijë euro. Vendimi për këtë rast do të jepet me 21 mars, sipas njoftimit të UEFA-s.

Me të gjitha gjasat, për sulmuesin portugez do të ketë një gjobë financiare, ashtu siç ndodhi me Simeone, pavarësisht kërkesës së klubit spanjoll që kërkuan përjashtimin për një ndeshje të CR7.

Ndërkohë, nuk ka asnjë reagim nga klubi juventin. Ndërsa dje Ronaldo nuk luajti ndaj Genoa-s, për pasojë, Juventus pësoi humbjen e parë në kampionat për këtë sezon.

Në Champions League, Juventus do të luajë ndaj Ajax, ndërsa pritet vendimi i UEFA-s për Ronaldon, që festoi në mënyrë të ekzagjëruar pas golit të tretë ndaj Atletico Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN