MENU
klinika

Mosmarrëveshjet me Serbinë

Zyrtarja ruse: Në veri të Kosovës po rriten tensionet!

15.03.2019 - 22:05

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se tensionet në veri të Kosovës janë në rritje.

Sipas ministres, autoritetet e Kosovës po e forcojnë kontrollin përgjatë ‘vijës administrative” me Serbinë. Zakharova  komentoi situatën, me një seri postimesh në Twitter. Duke mos ofruar asnjë dëshmi konkrete për pohimet, ajo u shpreh se “forcat e sigurisë të Prishtinës po vendosen në zona afër rajoneve ku jetojnë serbët”.

“Kriza në veri të Kosovës është rezultat i shumë viteve të llastimit të Prishtinës nga mbështetësit e saj të jashtëm: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Uashingtoni dhe Brukseli janë të detyruar t’i frenojnë radikalët e Prishtinës, që kanë marrë krahë nga Perëndimi dhe që qëllimisht po e minojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe janë burim konflikti në rajonin e Ballkanit“, tha po ashtu Zakharova.

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia janë nën presion ndërkombëtar për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!