MENU
klinika

Postimi

10-vjetori i anëtarësimit/ NATO uron Shqipërinë

01.04.2019 - 20:26

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka uruar Shqipërinë për 10-vjetorin e anëtarësimit në këtë strukturë paqeruajtëse.

Në mesazhin e urimit, NATO ka publikuar edhe një foto ku ndodhet dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha i cili në atë kohë mbante postin e Ministrit të Jashtëm të vendit. Në foton e urimit nga NATO është edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer si dhe ish- ministri i Jashtëm Kroat, Gordan Jandrokoviç.

“Gëzuar përvjetorin! Shqipëria dhe Kroacia përfunduan procesin e anëtarësimit dhe u bashkuan me Aleancën si vende anëtare. Duke u bërë anëtarë të NATO-s, aleatët ndajnë të mirat dhe përgjegjësinë e sigurisë kolektive”, thuhet në mesazh.

Dhjetë vite më parë, Kroacia dhe Shqipëria u anëtarësuan si vende anëtare me të drejta të plota në NATO.