MENU
klinika

Chelsea

‘100 mln euro janë pak, por s’e mbajmë dot’

09.04.2019 - 15:10

Ka shënuar mbrëmë dy gola, sidomos i pari ishte i mrekullueshëm. Eden Hazard ishte heroi i Chelsea-t në derbin e Londrës ndaj West Ham, teksa Blutë e Londrës u ngjitën në vendin e 3-të.

Belgu konfirmoi edhe njëherë tjetër se është një lojtar i madh dhe me cilësi të jashtëzakonshme. Për këtë nuk ka dyshime as trajneri Maurizio Sarri.

Tekniku italian i thuri elozhe Hazard, teksa nënvizoi se 100 milionë euro për një lojtar si ai janë pak, ndërsa shtoi se, nëse Hazard do të largohet në verë, diçka që pritet të ndodhë, Chelsea do ta ketë shumë të vështirë ta zëvendësojë.

hazard
hazard

Sarri nuk mund të bëjë shumë për ta mbajtur në skuadër, pasi dëshira e lojtarit është të ndryshojë ambient. Hazard me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Realit të Madridit.

Londinezët, për të mos e humbur me parametra zero në verën e vitit 2020, pritet të pranojnë ofertën prej 100 milionë eurove të madrilenëve. Zidane e kërkon në Madrid me ngulm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN