MENU
klinika

“France Football”

20 futbollistët dhe 20 trajnerët më të paguar

02.04.2019 - 22:16

Prestigjozja “France Football” ka publikuar listën me futbollistët më të paguar në botë dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi, mbetet ylli me pagën më të lartë nga klubi i tij në botën e këtij sporti.

Edhe pse nuk e ka fituar “Topin e Artë” që nga viti 2015, Lionel Messi fiton më shumë para se Cristiano Ronaldo, i cili e ka fituar këtë çmim në vitin 2016 dhe në vitin 2017.

Ndërsa, kampioni i vitit 2018, Luka Modric, as nuk bën pjesë në Top 20 futbollistët më të paguar. Në fakt, bashkëlojtarët e mesfushorit kroat të Real Madrid, Gareth Bale, Toni Kroos dhe Sergio Ramosi të gjithë e mposhtin.

TOP 20 FUTBOLLISTËT MË TË PAGUAR

20.Sergio Ramos – Real Madrid (23 milionë euro)

19.Paul Pogba – Manchester United (23.3 milionë euro)

18.Hulk – Shanghai SIPG (23.4 milionë euro)

17.Kevin de Bruyne – Manchester City (23.5 milionë euro)

16.Sergio Aguero – Manchester City (24.3 milionë euro)

15.Oscar – Shanghai SIPG (24.3 milionë euro)

14.Kylian Mbappe – Paris Saint-Germain (25 milionë euro)

13.Mesut Ozil – Arsenal (25.8 milionë euro)

12.Toni Kroos – Real Madrid (26.3 milionë euro)

11.Gerard Pique – Barcelona (27 milionë euro)

10.Luis Suarez – Barcelona (28 milionë euro)

9.Ezequile Lavezzi (28.3 milionë euro)

8.Philippe Coutinho – Barcelona (30 milionë euro)

7.Alexis Sanchez – Manchester United (30.7 milionë euro)

6.Andres Iniesta – Vissel Kobe (33 milionë euro)

5.Gareth Bale – Real Madrid (40.2 milionë euro)

4.Antoine Griezmann – Atletico Madrid (44 milionë euro)

3.Neymar – Paris Saint-Germain (91.5 milionë euro)

2.Cristiano Ronaldo – Juventus (113 milionë euro)

1.Lionel Messi – Barcelona (130 milionë euro)

TOP 20 TRAJNERËT MË TË PAGUAR

France Football e ka publikuar edhe listën me trajnerët me pagat më të larta në botën e futbollit dhe trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e kryeson këtë listë me një dallim të madh prej kolegëve të tij.

Trajneri argjentinas e ka drejtuar Atletico Madridit në njërën prej periudhave më të suksesshme në histori të klubit. Për këtë punë, ai është shpërblyer mjaft shumë nga punëdhënësit e tij.

20.Dragan Stojkovic – Guangzhou R&F (7 milionë euro)

19.Unai Emery – Arsenal (7 milionë euro)

18.Zinedine Zidane – Real Madrid (7.5 milionë euro)

17.Niko Kovac – Bayern Munich (7.5 milionë euro)

16.Victor Pereira – Shanghai SIPG (7.5 milionë euro)

15.Luciano Spalletti – Inter (8.3 milionë euro)

14.Mauricio Pochettino – Tottenham (10 milionë euro)

 13.Antonio Conte – ish-trajner i Chelseat (11.3 milionë euro)

12.Carlo Ancelotti – Napoli (12 milionë euro)

11.Leonardo Jardim – Monaco (13 milionë euro)

10.Jurgen Klopp – Liverpool (13 milionë euro)

9.Marcello Lippi – Ekipi kombëtar i Kinës (13 milionë euro)

8.Massimiliano Allegri – Juventus (13.5 milionë euro)

7.Fabio Cannavaro – Guangzhou Evergrande Taobao (15 milionë euro)

6.Arsene Ëenger – Ish-trajner i Arsenalit (20.5 milionë euro)

5.Ernesto Valverde – Barcelona (23 milionë euro)

4.Pep Guardiola – Manchester City (24 milionë euro)

3.Thierry Henry – Ish-trajner i Monacos (25.5 milionë euro)

2.Jose Mourinho – Ish-trajner i Manchester Unitedit (31 milionë euro)

1.Diego Simeone – Atletico Madrid (41 milionë euro)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN