MENU

Gjenocidi i Ruandës

25 vjet nga gjenocidi që vrau 800 mijë njerëz

07.04.2019 - 11:18

Përkujtimet kanë filluar në Ruandë për të shënuar 25-vjetorin e gjenocidit që vrau rreth një të dhjetën e popullsisë.

Vendi do të mbajë zi për 100 ditë, për aq kohë sa në vitin 1994 800.000 u masakruan. Shumica ishin të pakicave Tutsi, të vrarë nga ekstremistët etnik Hutu.

Si do të kujtohet Ruanda?

Një javë aktivitetesh përkujtimore do të fillojë me ndezjen e flakës në memorial, ku thuhet se janë varrosur rreth 250,000 viktima.

Presidenti 61-vjeçar, i cili ka udhëhequr vendin që nga përfundimi i genocidit, është planifikuar të mbajë një fjalim në Qendrën e Konventës së Kigalit.

Ai pastaj do të shkojë në stadiumin kombëtar Amahoro, i cili u përdor nga zyrtarët e Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur Tutsi gjatë vrasjeve.

Kush do të marrë pjesë?

Një numër liderësh të huaj pritet të marrin pjes marrin pjesë. Ata janë kryesisht afrikanë.

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të jetë atje. Këtë javë ai caktoi një panel ekspertësh për të hetuar rolin e Francës në gjenocid. Franca ishte një aleat i ngushtë i qeverisë së Hutu-së para masakrave dhe është akuzuar për injorimin e shenjave paralajmëruese dhe trajnimin e milicive që kryen sulmet. Franca do të përfaqësohet nga Herve Berville, një deputet i lindur në Ruandë.

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni gjithashtu nuk do të jetë atje. Ai është akuzuar për mbështetjen e rebelëve ruandezë që kundërshtojnë Kigali.

Si ndodhi gjenocidi?

Më 6 prill 1994, një avion që mbante presidentin e atëhershëm Juvenal Habyarimana u rrëzua, duke vrarë të gjithë në bordin. Ekstremistët Hutu fajësuan grupin rebel të Tutsi, Frontin Patriotik të Ruandës (RPF). Ata mohuan akuzën.

Në një fushatë të mirë të organizuar të masakrës, milicive iu dha lista e Tutsi. Shumë u vranë me aktet e një brutaliteti të tmerrshëm. U nxit urrejtje nëpërmjet transmetimeve radiofonike dhe bëheshin kërkime shtëpi për shtëpi.

Si është Ruanda tani?

Vendi është rikuperuar ekonomikisht, me politikat e Presidentit Kagame që inkurajojnë rritje të shpejtë dhe avancim teknologjik. Ai fitoi një mandat të tretë në detyrë në zgjedhjet më të fundit në 2017 me 98.63% të votave.