Ka zgjatur vetëm 60 minuta protesta e opozitës, e cila ndryshe nga protestat e kaluara, këtë të enjte nuk u zhvillua përpara Parlamentit apo kryeministrisë.
Tubimi i kësaj radhe u shtri në pesë qarqet kryesore të vendit, në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.
Situata ishte e qetë, ndërsa u shënuan vetëm dy incidente të vogla në Elbasan, ku protestuesit dogjën disa goma dhe në Durrës ku u hodhën flankadanë.
Kreu i demokratëve Basha ishte i pranishëm në Milot, nga ku udhëhoqi në marshim protestuesit, ndërsa kryetarja e LSI-së, Kryemadhi ishte e pranishme në qytetin e Durrësit.
Në fjalimin e tij përpara protestuesve, Basha theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, ndërsa shtoi se e sotmja ishte vetëm sinjal paralajmërimi për kryeministrin Rama.