MENU
klinika

Lexojini!

6 arsyet e çuditshme që ju bëjnë të shtoni në peshë

13.04.2019 - 15:10

Ngrënia pa kriter nuk është ndër arsyet e vetme përse një person shton peshë. Nëse një dietë mund t’ju ndihmojë të hiqni disa kilogramë për një kohë, një regjim i shëndetshëm ushqimor do t’ju ndihmojë të mbani një peshë të qëndrueshme përgjithmonë.

Stresi

Kur jeni të stresuar, në mënyrë të pavetëdijshme organizmi kërkoni sheqer! Janë këto molekula, ato që furnizojnë trupin me energji, por nëse sheqeri i bardhë, pijet e konservuara apo çokollatat janë burimi i kësaj energjie, ju do të shtoni peshë pa e kuptuar.

Mungesa e gjumit

Nëse flini më pak se gjashtë orë gjumë, kjo mund të jetë një arsye tjetër për fitimin e papritur të peshës. Kjo sepse njerëzit që flenë gjashtë orë ose më pak konsumojnë mesatarisht 300 kalori më shumë sesa njerëzit që flenë deri në 8 orë.

Nuk pini ujë mjaftueshëm

Një studim i Journal of Endocrinology & Metabolism ka dalë në përfundimin se sasia e mjaftueshme e ujit rrit normën metabolike me 30 për qind, thënë më thjeshtë, organizmi është më i shpejtë kësisoj të gjitha proceset metabolike kryhen më shpejtë.

Një dietë e varfër në proteina

Duke pasur një dietë të varfër në proteina mund të shkaktojë rënie të niveleve të energjisë . Ju do të kërkoni të hani karbohidrate apo yndyrna për t’u ngopur, por në ndryshim me proteinat këto të fundit ju shëndoshin.

Kripa

Ngrënia e ushqimeve me kripë, mund të shkaktojë gjithashtu që trupi juaj të mbajë ujë të tepërt, duke ju fryrë. Kjo lidhet edhe me mënyrën se si funksionojnë veshkat tuaja, pasi edhe ato mund te mos filtorojne si duhet të fryhet.

Magnezi

Magnezi është thelbësor për humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme sepse aktivizon qindra enzime që kontrollojnë tretjen, përthithjen dhe përdorimin e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve.

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!