MENU
klinika

Kupa e Gjermanisë

9 gola në Mynih, Bayern kalon me vuajtje

03.04.2019 - 20:27

Bayern Munchen ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Plot 9 gola janë shënuar në “Allianz Arena”, por në fund bavarezët fitojnë 5-4 ndaj modestëve të Heidenheim.

Ndeshja ka nisur mirë për vendësit, teksa Goretza kalon Bayernin në avantazh që në minutën e 12-të. Por Sule komplikon gjithcka 3 minuta më vonë, teksa ndërhyn rëndë dhe del me të kuq.

Për pasojë, miqtë përfitojnë edhe nga përgjumja e bavarezëve, teksa në 26’ dhe 39’ përmbysin shifrat, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Mirëpo Bayern rikthen avantazhin në fillimin e pjesës së dytë. Muller në 53’ dhe Lewandowski në 56’ e cojnë rezultatin në 3-2. Gnabry në 64’ shënon edhe golin e katërt.

Por miqtë sërish befasojnë, duke shënuar dy gola të shpejtë në 74’ dhe 77’. Për habi, rezultati barazohet dhe Bayern zgjohet përsëri. U desh një penallti, që kthehet në gol nga Lewandowski, që bavarezët të fitonin 5-4 dhe të kualifikoheshin.