MENU
klinika

Zgjimi i Enver…

’97-ta shqiptare vjen nga Spanja

21.04.2019 - 15:28

Java Spanjolle e Letërsisë 2019, për ambasadën spanjolle në Tiranë vjen me shfaqjen, në datën 23 prill, të filmit triller “Zgjimi i Enver Simakut” (The Invocation of Enver Simaku), me regji e skenar nga Marco Lledó. Filmi tregon historinë e një gazetari francez, që vjen në Shqipëri për të zbuluar të vërtetën e vrasjes së bashkëshortes së tij, në Shqipërinë kaotike të vitit ‘97. Interpretojnë Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Ema Andrea, Laert Vasili, Lulzim Guhelli etj.

“Në vitin 2005, munda të bëj udhëtimin tim të parë në Shqipëri, me atë që më pas do të ishte gruaja ime dhe drejtoreshë e fotografisë së filmit. Çuditërisht edhe marrëdhënia jonë lindi prej atij udhëtimi, kur jetonim në Gjermani për studime. E kështu, nisa të tjerr mbi këtë vend një lloj mistike të veçantë, që më lidh me të. Është një vend ku më pëlqen të kthehem. Kam bërë plot miq. Ndihm thjesht në shtëpi”, – tregon regjisori. “Gjëja e parë dhe më e habitshme është të mbërrish në një vend kaq të panjohur e të t’i hapin dyert tejpwrtej. Të gjesh kaq shumë mbështetje e kaq shumë pasion, edhe pse bëhet fjalë për një projekt të vogël si ky i yni. Ndonjëherë, nuk jam në gjendje të dalloj nëse është Shqipëria, apo Elsa Bakshevani, producentja ime e asociuar dhe Anastasi Prodani, mbështetja tjetër e imja atje. Me këtë dua të them që nuk e di, nëse përvoja do të kishte qenë e njëjtë me persona të tjerë. Sinqerisht, dyshoj.

 

 

 

Por është gjithashtu e vërtetë, se ka një frymë të përgjithshme në Shqipëri, që ndryshe nga Spanja, bën që gjërat të ndodhin më shpejt. Në një mënyrë më të improvizuar, ndoshta. Më të shpejtë, më pak burokratike”. Marco Lledó u nis drejt një të panjohure të madhe, në një vend që nuk e njihte, e dora-dorës ndërtoi historinë e tij. Fati dhe kontaktet e duhura bënë që ai të punonte me disa nga aktorët më të mirë shqiptarë, si: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Ema Andrea, regjisori Pirro Milkani, i shtohet po ashtu këtij kasti të çmuar. Për Lledó, puna me ta ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. “Metodologjia e tyre e punës, sidomos ajo e më të vjetërve m’u duk befasuese dhe intriguese. Japin shpirtin, pa i dhënë rëndësi përmasave të projektit. Janë të përzemërt, kërkues, ndonjëherë kryeneçë. Janë yje, vërtet. E si të tillë kanë një fuqi ndriçuese që nuk e kisha njohur më parë. Bëjnë që filmi të arrijë një nivel që as nuk e kisha imagjinuar para se të filloja…”, – tregon ai.

 

 

Si zhvillohet ngjarja:

Një ngjarje e mbushur me mister, që lëkundet mes bestytnive popullore, kukudhëve, ekzorcizmit të një prifti ortodoks, që nuk e kishte ndërprerë ritualin edhe gjatë diktaturës së Enver Hoxhës dhe ngjarjeve reale. Filmi rrotullohet rreth një vrasjeje të mistershme, shkaqet e së cilës nuk janë ashtu siç mendohet. Ishin mbushur 20 vjet, kur më 27 shtator të vitit 1997, afër Kishës së Mesopotamit, ndodh një masakër, ku mbeti e vrarë edhe një gazetare, Anxhela. Situata nuk është e qetë në Shqipëri. Rënia e firmave piramidale u shoqërua me revolta të përgjakshme.

 

 

Gjithçka doli jashtë kontrollit. Njerëzit e zhgënjyer dhe të varfëruar deri në qindarkën e fundit humbën arsyen, shpërthyen depot e armëve. Nuk kishte shtëpi pa armë e arka municioni. Dhe pasojat ishin tragjike. Në këtë tollovi ndodhi edhe vrasja e Anxhelinës, e cila ishte vendosur në Vlorë. Çfarë kërkonte ajo në Mesopotam, fshatin e humbur, 180 kilometra larg qendrës së revoltës? Diçka tjetër ka ndodhur.

Historia e pazbardhur e 20 viteve më parë dhe disa xhirime amatore të bëra natën e 27 shkurtit e nxisin Zhylienin, të shoqin e gazetares, të kthehet të Shqipëri, kësaj here vetëm, pa mbështetjen e ndonjë kanali televiziv, të gjejë vrasësit e së shoqes. Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vjetër shqiptarë, ai do të mundohet të deshifrojë regjistrime të vjetra zanore të policisë dhe besëtytnitë popullore… derisa, frika dhe insinuatat ta rizgjojnë sërish terrorin.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’

Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”