MENU
klinika

Fabi jep shpresa

Rikthehen “PRODUKT 28”?

10.04.2019 - 16:10

Vite më parë grupi “Produkt 28” ishte një ndër grupet më të pëlqyera nga të rinjtë, ku disa këngë të tyre vazhdojnë të kujtohen me nostalgji edhe sot. “Produkt 28” përbëhej nga tre antarë, Turjan Hyska, Fabian Basha dhe Alban Kondi.

Mirëpo, grupi u shpërnda dhe prej vitesh djemtë punojnë secili më vete në zgjedhjet e tyre, ndërsa hoqën dorë nga muzika. Ndërkohë, një lajm të papritur për fansat ka dhënë sot Fabi për gazetarët dhe gjithë publikun.

Ai ka zbuluar se ndoshta ‘Produkt 28’ mund të rikthehet.

Nuk e di të them me siguri se gjërat kanë ndryshuar, muzika ka ndryshuar shumë. Por rikthimi i ‘West Side Samily’ dhe fakti që publiku e priti shumë mirë na ka dhënë një sinjal të mirë motivimi. As vetë nuk e di por kurrë mos themi kurrë“, është shprehur Fabi, ndërsa ka shtuar se djemtë vazhdojnë ta ruajnë miqësi të mirë  me njëri-tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN