Në datë 17 prill pritet premiera e dokumentarit të Beyonce të quajtur “Homecoming”.
Ky dokumentar tregon për performancën e këngëtares në ‘Coachella’ që u realizua në vitin 2018, si një homazh i Beyonce për njerëzit me ngjyrë.
Përveç fansave të Beyonce të cilët mezi po e presin këtë dokumentar ndodhet edhe këngëtarja e njohur Adele e cila po e pret gjithashtu me paurim.
Adele ka publikuar në Instagram një “screenshot” të mesazheve me një prej miqve të saj.
Në këtë mesazh këngëtarja pohonte me sa padurim se po e priste me shumë dëshirë këtë dokumentar nga Beyonce.
Kjo flet edhe për një atmosferë miqësore ndërmjet vjzave të cilat janë duke shkëlqyer në karrierat e tyre artistike.