MENU
klinika

Deklarata

Admir Muratajn e vranë shokët apo policia? Lleshaj sqaron të vërtetën

12.04.2019 - 08:20

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka dhënë fund të gjitha dyshimet në lidhje me pyetjen; “kush e vrau Admir Muratajn?”.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tha se Murataj është vrarë gjatë përplasjes me policinë.

Admir Murataj është vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë. Dua ta sqaroj këtë sepse ka pasur shumë aludime ndoshta edhe me dashje nga disa faktorë.

Natyrisht kjo mbetet për tu provuar shkencërisht, por ndoshta ka pasur një përpjekje të qëllimshme për të zbehur punën e policisë.

Sipas të gjitha të dhënave që kemi nuk na rezulton që anëtarët e tjerë të grupit të kenë vrarë Muratajn”, u shpreh ministri Sandër Lleshaj.