MENU
klinika

Shoferi në gjendje të rëndë.

Makina bie në humnerë nga 8 m lartësi

12.04.2019 - 15:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Këlcyrë ku makina bie nga 8 metra lartësi dhe kanë mbeur disa persona të plagosur. Ndërkohë një Helikopter dhe 2 ambulanca kanë shkuar drejt vendngjarjes. 

Aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të fshatit Leskaj në Këlcyrë.

Nga raportimet e para mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke rënë nga 8 metra lartësi, ndërsa njoftohet se ka disa të plagosur.

 

Nga informacionet paraprake thuhet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca ndërsa po ashtu edhe një helikopter, i cili pritet të transportojë shoferin, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.