MENU
klinika

Detajet

Aksident i rëndë në Shkodër, një person në gjendje kritike

19.04.2019 - 09:27

Një aksident i rëndë është shënuar në Shkodër mëngjesin e sotëm. Një makinë ka përplasur një motor në fshatin Melgushe, në aksin Shkodër-Kryebushat.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur personi që drejtonte motorin.

I aksidentuari, një 60-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është përplasur nga një makinë.

Ai është identifikuar si Zef Paloka, 60 vjeç dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.