MENU
klinika

Detaje

Aksident masiv në Korçë, makina përplaset me 2 autobusë

21.04.2019 - 14:54

Segmenti rrugor Korçë-Kapshticë në vendin e quajtur kryqëzimi i Plasës është përfshirë nga një aksident masiv.

Një mjet tip ‘Range Rover’ është përplasur me 2 autobusë, të linjës Korçë-Kapshticë.

Burimet paraprake të policisë thonë se fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Po sipas tyre, dyshohet se ka qënë automjeti ai që i ka prerë rrugën autobusëve.

Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme.