MENU
klinika

Shuan misterin

Aldo fsheh fytyrën e tij, por jo të vajzës

08.04.2019 - 11:08

Ai është i njohur si zëri që shoqëron publikun shqiptar çdo mëngjes me “Aldo Morning Show” prej shumë vitesh.E megjithatë fytyrën preferon që ta fshehë pas kufjeve dhe mikrofonit.

Kështu ai ka mbetur një portret i mistershëm për shumë prej nesh dhe është bërë personazh jo vetëm prej pyetjeve pikante që ai bën por edhe prej zgjedhjes së tij për mos u shfaqur si imazh.

Mirëpo së fundi Aldo ka publikuar për herë të parë një foto të vajzës së tij, e cila është vetëm 17-muajshe.

Momente parajse në Tokë”,-shkruan ai krahas imazhit të së bijës Charlot.

Aldon është i martuar prej vitesh me Ketiona Jubanin dhe dy të dashuruarit janë prindër të dy fëmijëve, vajzës së vogël dhe djalit 15 vjeç që quhet Marti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dhimbja s’do kalojë kurrë!”

Ardit Gjebrea flet për humbjen e prindërve