Aleanca Kombëtare e Këshilltareve i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe partivë politike që të respektojnë kuotat gjinore.
Ndër të tjera kërkohet që në të paktën 50 % të listave të renditet një grua në krye. Pavarsisht situatës politike në vend, Aleanca apelon për respektimin e kuotave gjinore.
Në një deklaratë për mediat, Aleanca i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë zbatimin e kuotës gjinore 50% në listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore.
“Nga partitë politike të zbatohet kuota gjinore në listat e kandidatëve në nivel vendor, duke vendosur një grua të parën në jo më pak se 50% të listave të kandidatëve. Aleanca shpreh pakënaqësi për moszbatimin e ligjit për barazinë gjinore që garanton përfaqësimi në masën mbi 30% në zgjedhjen e grave si kryetare të këshillave bashkiakë.”, u shpreh Klodeta Dibra.
Nga 32 bashkitë që përfaqëson kjo aleancë rezulton se 60% e këshilltareve janë gra.