MENU
klinika

Kërkesat e portugezit

Allegri nuk bind/ Ronaldo ‘ndez dritën jeshile’ për Guardiolën

24.04.2019 - 17:23

Cristiano Ronaldo mund të vihet nën urdhrat e Pep Guardiolës nga sezoni i ardhshëm.

Lajmi i bujshëm vjen nga “Il Giornale” në Itali. Janë plot 5 kampionate radhazi të fituar nga Allegri por duket se eleminimi nga Champions këtë sezon, aq më tepër me Cr7 në organikë ka lënë një shije të hidhur tek bardhezinjtë.

I preferuari i Juventusit është Antonio Conte, por për trajnerin italian është në garë edhe Interi dhe nëse Conte zgjedh zikaltërit, Juve do të hidhet në sulm për Pep Guardiolën.

Edhe tekniku spanjoll po përballet me një situatë të komplikuar tek City, pasi ka shpenzuar shumë dhe nuk ka shkuar më larg se çerekfinalet e Championsit.

Ronaldo ka një rol mjaft të rëndësishëm tani tek bardhezinjtë dhe drejtuesit kanë marrë miratimin e yllit portugez  për ardhjen e spanjollit, pavarsisht se sulmuesi portugez ka disa kërkesa të tjera me emra si Varane, Isco, apo edhe Marcelo.

Nga ana e tyre drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ e kanë konfirmuar Allegrin edhe për sezonin e ardhshëm, por nëse lojtarët janë të pakënaqur, një ndryshim në pankinën e kampionëve të Italise nuk do të ishte aspak rastësi.