MENU
klinika

"Do të doja të mos e kisha bërë..."

Almeda Abazi e penduar për këtë ndërhyrje estetike

22.04.2019 - 13:49

E cilësuar si një nga vajzat më të bukura shqiptare, të gjithë janë kurioz mbi kujdesin që ajo tregon për veten.

Jo vetëm kaq por shumë interes ka patur edhe për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë e si ndihet pas aplikimit të tyre.

E pyetur për këtë të fundit, Almeda ka theksuar se shpesh mediat e ekzagjerojnë kur flasin për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë.

Kam operuar vetëm hundën e asgjë tjetër. Kam kryer edhe një ndërhyrje estetike në buzën e sipërme, gjë për të cilën jam penduar. Do të doja të mos e kisha bërë” – ka thënë ajo.

Kujtojmë se aktualisht, Almeda është në pritje të ëmbël.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër të një djali, emri i të cilit është vendosur Efehan.