MENU
klinika

Arsyeja

AMA i tërheq vëmendjen Roza Latit

18.04.2019 - 11:37

AMA me ‘dorë të hekurt’/ Gjoba të rënda për Klan, Ora News, Report Tv dhe News 24

Moderatores Roza Lati i është tërhequr vëmendja, pasi në emisonin e saj është vënë re përdorimi i fjalorit vulgar gjatë bashkëbisedimit dhe përgatitja e cigareve në studio, para kamerave, që promovon përdorimin e duhanit dhe nxit fëmijët për përdorimin e tij.

 

Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen moderatores Roza Larti për shkelje të normave ligjore dhe etike.

Në njoftimin zyrtar, AMA shkruan se ky vendim është marrë bazuar në puntatën e datës 07.04.2018, të emisionit “Why not show”, ku moderatorja Roza Lati bashkë me të ftuarën Gordana Kingji shfaqet duke dredhur cigare në studio para kamerave.

Për këtë arsye televizionit Ora News, i është tërhequr vëmendja, pasi fjalori i përdorur gjatë bashkëbisedimit dhe përgatitja e cigareve në studio, para kamerave, promovon përdorimin e duhanit dhe nxit fëmijët për përdorimin e tij.

Njoftimi i plotë:

Bordi vendos tërheqjen e vëmendjes për Televizionin Ora News, pasi në Emisionin “Why not”, të datës 07.04.2019, ora 19.00, rezulton në shkelje të normave ligjore dhe etike.

Bordi vëren se “fjalori i përdorur gjatë bashkëbisedimit dhe përgatitja e cigareve në studio, para kamerave, promovon përdorimin e duhanit dhe produkteve të tjera të tij, si dhe nxit fëmijët për përdorimin e këtyre produkteve të dëmshme jo vetëm për shëndetin e fëmijëve”. Kjo jo vetëm që dëmton dhe cënon fëmmijet por gjithashtu bie ndesh me Ligjin organik dhe Kodin e Transmetimit, i cili detyron OSHMA-të të vendosin shenja paralajmëruese.

Lati së bashku me këngëtaren Gordana Kingji, e njohur si Baby G u shfaqën mbrëmjen e 7 prillit duke dredhur rizla me cigare cigare dhe kjo shkaktoi mjaft reagime në rrjetet sociale dhe në media.

Ndërkohë në vendimin e Bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive shkruhet se televizioni Ora News është gjobitur gjithashtu me vlerën 400 mijë lekë, pasi në emisionin “Ju flet Moska”, ka nxitur intolerancën nëpërmjet shtetasve.

Po ashtu dhe televizioni Report TV, News 24 dhe Tv Klan janë gjobitur me gjoba me vlera të ndryshe në bazë të shkeljeve të normave që kanë kryer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rri gjithë natën më ruaj çfarë postoj..."

“Flet anglisht kur…”, Roza Lati i “përvishet” komentueses