MENU
klinika

10 vjet në NATO

Ambasada e SHBA-së del me një mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë

01.04.2019 - 09:49

Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesash në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ambasada ka kujtuar fjalët e ish-presidentit amerikan, George ë.Bush në vizitën e tij në Shqipëri.

Ai asokohe siguroi se Shqipëria mund të mbështetet te Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu sikurse SHBA-të mund të mbështeten tek Shqipëria.

Postimi i plotë:

“Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” tha ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George ë. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë në 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.

Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësim në NATO, ushtarët amerikanë marshuan me krenari përkrah Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke i qëndruar këtij premtimi. Edhe sot, Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria. Gëzuar përvjetorin e 10-të, Shqipëri! #Shqiperia10Vjet #NeJemiNATO