MENU
klinika

Integrimi në BE

Anëtarësim për Ballkanin deri në 2025/ Hoyt Brian Yee: Jo real!

25.04.2019 - 20:24

Ish-diplomati amerikan, Hoyt Brian Yee, e quajti jo realist anëtarësimin e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2025.

Duke folur në takimin “Zgjidhja e pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor” të mbajtur në Uashington, Yee u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të mos e braktisin ëndrrën e integrimit europian.

“Disa kleptokratë, zyrtarë të korruptuar mund ta përdorin anëtarësimin për t’i gënjyer popujt e tyre duke premtuar anëtarësim në BE për dy, tre apo pesë vjet. Unë nuk kërkoj alternativa të tjera për integrimin europian, por një axhendë të qartë përparësish.”

Yee i bëri thirrje Serbisë që të vendosë në mënyrë të qartë nëse kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian apo synon t’i orientojë marrëdhëniet drejt Rusisë.

Sipas tij, qasja në dy drejtime të ndryshme nuk është e mundur. Ai ndërkohë u shpreh kundër ndryshimit të kufijve në vija etnike.

“Unë mendoj se historia e ndarjes së territorit përgjatë vijave etnike nuk është e mirë nga pikëpamja pragmatike, politike apo diplomatike.”

Në lidhje me takimin mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç në Berlin më 29 prill, ish-zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit thotë se ai nuk është vendimtar për dialogun Prishtinë-Beograd, por një mundësi për të biseduar.

Takimi i Berlinit është thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron me synim për të rifilluar dialogun e ndërprerë midis dy vendeve për shkak të tarifave doganore që qeveria e Kosovës zbaton ndaj mallrave serbe.

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!