MENU
klinika

Hapi i radhës nga KQZ

Anulohen 3 projekte, ndalohet procedura për prodhimin e fletëve të votimit

22.04.2019 - 16:05

Tre tendera me vlerën rreth 1 miliardë lekë janë anuluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një prej tyre mësohet se është paraqitur ankesë për një kompanie pjesëmarrëse në garë, ndërsa për dy të tjera vendimi është marrë prej vetë KQZ. Tashmë, prodhimi i fletëve të votimit dhe i tabelave të rezultatet janë në një fazë negociimi me firmat garuese për të gjetur ofertën më të mirë.

Dy muaj para zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përballet me 3 projekte ta anuluara të cilat kushtojnë rreth 1 miliardë lekë, pjesë e procesit përgatitor për lokalet e 30 Qershorit. Tenderi për fletët e votimit është kontestuar nga një prej firmave pjesëmarrëse në garë në datën 29 Mars të këtij viti.

Sa i përket kërkesës për prodhimin dhe afishimin e materialeve promocionale si dhe për prodhimin e tabelave të rezultateve, janë anuluar për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në fillim të procedurës së prokurimit.

Për shkak të kësaj situate procedurat përgatitore të materialeve për zgjedhjet e 30 qershorit, si prodhim vulash për qendra votimi, prodhim vulash sigurie të kutive të votimit, blerje kuti votimi e prodhim fletësh votimi, do të vazhdojnë në një tjetër fazë.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije se nuk do të ketë asnjë pengesë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Tashmë ka nisur negocimi me firmat kontraktore pjesëmarrëse në garë që të gjejnë një zgjidhje më herët se sa çështja të kalojë procedurat e verifikimit të Komisionerit të Prokurimit Publik.

Për çdo tender, firmat kontraktore do të dorëzojnë ofertën e tyre dhe KQZ do të zgjedhë mes tyre propozimin më të leverdishëm dhe më pas do të shpallet fituesi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!