05.04.2019 - 14:48
Pas deklaratës së delegacionit të BE-së, i cili u bëri thirrje palëve politike për dialog dhe zgjidhje të krizës, ka ardhur një reagim nga kryeministri Rama.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se është dakord me deklaratën e Bashkimit Europian.
Postimi:
“Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik,penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”, shkruan Rama.