MENU
klinika

Stadiumi

“Arena Kombëtare” nuk bëhet për në qershor

09.04.2019 - 19:01

Sipas të gjitha gjasave, stadiumi “Arena Kombëtare” në Tiranë nuk do të jetë i gatshëm për muajin qershor, kohë kur FSHF pati deklaruar përurimin, pikërisht më datë 11.

Shkaqet janë të ndryshme. Së pari, Qeveria shqiptare nuk ka rimbursuar ende TVSH-në, një ngërç që hapi debat dhe për disa kohë u ndalën edhe punimet.

Së dyti, pak kohë më parë humbi jetën një punëtor dhe punimet u ndaluan sërish, pasi do të bëheshin hetime për rastin në fjalë, që ende nuk është dhënë verdikti final nga Prokuroria.

arena kombetare
arena kombetare

Ndonëse janë trumbetuar se punimet kanë qenë intensive, përllogaritja duket se ka shkuar keq. Teknikë dhe zbatues të projektit, në biseda informale pohojnë se nuk ka asnjë mundësi që stadium të jetë gati për në qershor.

“Arena Kombëtare” do të ketë një kapacitet prej 22.500 vendesh, më i madhi në vendin tonë dhe njëkohësisht edhe më moderni.

Stadiumi ka nisur në qershorin e vitit 2016 dhe mendohej të përfundonte pranverën e këtij viti, por tashmë është në dyshim edhe për në shtator, kur janë ndeshjet e tjera eliminatore të “Euro 2020”.

 

Fillimisht u mendua që impianti të inagurohej në ndeshjen kundër Moldavisë më 11 qershor, por tani flitet më 10 shtator kundër Islandës, në kualifikimet për ‘Euro 2020’.

Nëse as në shtator nuk do të bëhet gati, atëherë data finale do të jetë kundër Francës në nëntor, çka bën që impianti të përfundojë afër 7 muaj pas kohës që u deklarua në nisje.

Për momentin edhe moti nuk është në favorin e zbatuesve të projektit, pasi kanë nisur reshjet e shiut, ndërsa nuk ka një datë fikse për vendosjen e barit, edhe pse punimet duket se janë kryer afro 80%.