MENU
klinika

Mbretëresha e soulit

Areta Frenklin, e para grua me një “Pulitzer”

17.04.2019 - 13:43

Mbretëresha e muzikës “soul” është fituese e çmimit “Pulitzer”. Këngëtarja e ndier, Aretha Franklin, u nderua me çmimin e veçantë të hënën, për kontributin e saj që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën dhe kulturën amerikane për më shumë, se plot pesë dekada.

 

Fituesit e mëparshëm të çmimit “Pulitzer” janë: Hank Williams, Bob Dylan, John Coltrane, Ray Bradbury, Thelonious Monk, Duke Ellington, George Gershwin, William Schuman, Milton Babbitt, Scott Joplin, Roger Sessions, Richard Rodgers dhe Oscar Hammerstein II.

 

Franklin vdiq në gusht në moshën 76-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme.

 

 

Gjatë karrierës së saj, që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, këngëtarja u bë gruaja e parë që u pranua në “Rock and Roll Hall of Fame” dhe pati 73 këngë që shenjuan “Billboard Top 100”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ëndërr e prerë”

“Jericho” sjell Dritëro Agollin