MENU
klinika

Pas 2 vitesh mungesë

Ariana Grande rikthen Justin Bieber

22.04.2019 - 12:49

Ariana Grande ka sjellë një të ftuar shumë special në performancën e saj të fundit në Coachella 2019.

Mbrëmjen e së dielës, asaj iu bashkua në skenë Justin Bieber.

Këngëtarja dha performancën e saj të dytë në festivalin muzikor të Palm Springs të dielën e Pashkëve.

Dhe sigurisht 25-vjeçarja vendosi të surprizonte fansat e saj duke i bërë një surprizë të fundit.

Ajo riktheu në skenë Justin në një performancë të paplanifikuar.

Bieber u ngjit në skenë dhe këndoi hitin e tij ‘Sorry’ me Arianën që iu bashkua këngës ku e përcollën të dy me vokalet e tyre potente.