MENU

Reagimi i kreut të opozitës

Arrestimet pas protestës/ Basha “sulmon” sërish: Krerët e bandës i pret burgu!

14.04.2019 - 16:40

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj arrestimeve të kryera nga Policia e Shtetit, ndërsa zotohet se ai do të jetë gjithmonë në krahun e njerëzve.

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë!

Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”, shkruan Basha.